Qytetarët jemenas protestojnë kundër veprimit armiqësor të Amerikës ndaj Ansarullah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102956-qytetarët_jemenas_protestojnë_kundër_veprimit_armiqësor_të_amerikës_ndaj_ansarullah
Në vazhdën e kundërshtimeve të popullit të Jemenit me politikën amerikane, lëvizjet dhe subjektet e ndryshme jemenase në provincën Taiz të Jemenit kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar vendimin armiqësor të Amerikës për vendosjen e lëvizjes Ansarullah në listën e sanksioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2021 13:18 Europe/Tirane
  • Qytetarët jemenas protestojnë kundër veprimit armiqësor të Amerikës ndaj Ansarullah

Në vazhdën e kundërshtimeve të popullit të Jemenit me politikën amerikane, lëvizjet dhe subjektet e ndryshme jemenase në provincën Taiz të Jemenit kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar vendimin armiqësor të Amerikës për vendosjen e lëvizjes Ansarullah në listën e sanksioneve.

Faqja informative “Ansarullah” ka njoftuar se protestuesit jemenas gjatë këtyre protestave, kanë hedhur slogane dhe kanë dënuar vazhdimin e krimeve të koalicionit amerikano-saudit kundër popullit të Jemenit dhe gjithashtu konfiskimin e anijeve të karburanteve nga ana e Arabisë Saudite.

Protestuesit jemenas me anë të një deklarate, kanë deklaruar: “Populli i Jemenit do të vazhdon rezistencën e vet përball agresionit të koalicionit saudit-amerikan dhe do të qëndrojë mbrapa liderëve revolucionarë dhe politikë në rrugën e lirisë dhe pavarësisë”.

Në këtë deklaratë theksohet: “Krimet e koalicionit agresor kundër popullit civil jemenas që po kryhen nëpërmjet terrorizmit të drejtpërdrejtë amerikan, tregon nivelin e dekadencës morale në të cilën ka arritur Amerika. Prandaj, ne kërkojmë nga i gjithë populli i Jemenit që të unifikohet përball komploteve të armikut dhe të mbështesë boshtin e rezistencës kundër agresionit ushtarak dhe kundër arrogancës”.