Katari bëri thirrje për dialog midis vendeve arabe dhe Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i103012-katari_bëri_thirrje_për_dialog_midis_vendeve_arabe_dhe_iranit
Në një bisedë me Bloomberg, Ministri i Jashtëm i Katarit u bëri thirrje vendeve arabe në Gjirin Persik të hyjnë në bisedime me Iranin. Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, "Sheik Mohammad bin Abdul Rahman Al Thani", në këtë bisedë, njoftoi gatishmërinë e Dohas për të ndërmjetësuar për një takim midis anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 19, 2021 08:09 Europe/Tirane
  • Katari bëri thirrje për dialog midis vendeve arabe dhe Iranit

Në një bisedë me Bloomberg, Ministri i Jashtëm i Katarit u bëri thirrje vendeve arabe në Gjirin Persik të hyjnë në bisedime me Iranin. Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, "Sheik Mohammad bin Abdul Rahman Al Thani", në këtë bisedë, njoftoi gatishmërinë e Dohas për të ndërmjetësuar për një takim midis anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe Iranit.

"Doha shpreson që dialgou me Iranin të ndodhë dhe ne besojmë se duhet të ndodhë," tha ai. Ministri i jashtëm i Katarit gjithashtu shtoi se anëtarët e tjerë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik janë gjithashtu të interesuar dhe se Doha do të lehtësojë bisedimet me kërkesë të palëve të interesuara. Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm i Katarit Mutlaq al-Qahtani tha se vendi i tij ishte gati të ndërmjetësonte midis Iranit dhe Arabisë Saudite. Katari kohët e fundit ishte në gjendje të zgjidhte krizën e tij diplomatike me Arabinë Saudite, Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin, e cila zgjati më shumë se tre vjet. Në një intervistë me Bloomberg, ministri i jashtëm i Katarit gjithashtu njoftoi gatishmërinë e tij për të lehtësuar bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Republika Islamike e Iranit tashmë ka deklaruar se nëse Shtetet e Bashkuara i kthehen marrëveshjes bërthamore, ata do të vazhdojnë negociatat brenda kornizës së kësaj marrëveshje.