Muhamed Al-Huthi: Amerika i quan terrorist kundërshtarët e arrogancës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i103024-muhamed_al_huthi_amerika_i_quan_terrorist_kundërshtarët_e_arrogancës
Kryetari i komitetit të lartë të Revolucionit të Jemenit deklaroi se Amerika e quan terrorist çdo grup dhe çdo person që qëndron kundër arrogancës, politika dhe veprimeve armiqësore të saj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 19, 2021 11:28 Europe/Tirane
  • Muhamed Al-Huthi: Amerika i quan terrorist kundërshtarët e arrogancës

Kryetari i komitetit të lartë të Revolucionit të Jemenit deklaroi se Amerika e quan terrorist çdo grup dhe çdo person që qëndron kundër arrogancës, politika dhe veprimeve armiqësore të saj.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i komitetit të lartë të Revolucionit të Jemenit, deklaroi: “Emri Hamas, Hezbulla dhe Xhihadi Islamik janë vendosur në listën e terrorizmit të Amerikës, për arsye se këto lëvizje gjithmonë kanë kundërshtuar në mënyrë të hapur politikat armiqësore të Amerikës. Amerika bashkëpunon me çfarëdo regjimi që i pranon planet dhe politikën e saj, edhe nëse ai regjim të jetë krimineli më i madh terrorist siç është regjimi sionist”.

Vlen të theksohet se Departamenti Amerikan i Shtetit më 10 janar të këtij viti ka njoftuar vendimin e vet për ta shpallur organizatë terroriste lëvizjen Ansarullah të Jemenit dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj drejtuesve të kësaj lëvizje.

Ky veprim i Amerikës është përballur me dënim të gjerë nga ana disa autoriteteve, grupeve dhe partive politike të Jemenit.