Muhamed Al-Huthi: Amerika i quan terrorist kundërshtarët e arrogancës
Kryetari i komitetit të lartë të Revolucionit të Jemenit deklaroi se Amerika e quan terrorist çdo grup dhe çdo person që qëndron kundër arrogancës, politika dhe veprimeve armiqësore të saj.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i komitetit të lartë të Revolucionit të Jemenit, deklaroi: “Emri Hamas, Hezbulla dhe Xhihadi Islamik janë vendosur në listën e terrorizmit të Amerikës, për arsye se këto lëvizje gjithmonë kanë kundërshtuar në mënyrë të hapur politikat armiqësore të Amerikës. Amerika bashkëpunon me çfarëdo regjimi që i pranon planet dhe politikën e saj, edhe nëse ai regjim të jetë krimineli më i madh terrorist siç është regjimi sionist”.
Vlen të theksohet se Departamenti Amerikan i Shtetit më 10 janar të këtij viti ka njoftuar vendimin e vet për ta shpallur organizatë terroriste lëvizjen Ansarullah të Jemenit dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj drejtuesve të kësaj lëvizje.
Ky veprim i Amerikës është përballur me dënim të gjerë nga ana disa autoriteteve, grupeve dhe partive politike të Jemenit.