Me dhjetëra palestinezë plagosen në përleshjet me forcat pushtuese sioniste
Gjatë përleshjeve të forcave të ushtrisë së regjimit sionist me palestinezët në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë, janë plagosur disa palestinezë.
Qendra informative e Palestinës ka njoftuar banorët e qyteteve të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë si zakonisht për çdo javë organizojnë protesta për të protestuar kundër politikave pushtuese të regjimit sionist dhe zgjerimit të kolonive sionist, por që gjatë protestave të kësaj jave janë përleshur me forcat ushtarake të regjimit sionist.
Forcat e ushtrisë së regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tyre duke përdorur plumba luftarak dhe stërvitor si dhe duke hedhur gaz lotsjellës për të shtypur palestinezët ku si pasojë janë plagosur me dhjetëra palestinezë.
Protestuesit palestinezë duke mbajtur në dorë pankarta, kanë kërkuar nga institucionet dhe organizatat ndërkombëtare dhe humanitare që të zbatojnë detyrën dhe përgjegjësinë e tyre dhe të bëjnë përpjekje për ta mbështetur popullin e Palestinës.