Një numër terroristësh vriten nga ushtria siriane
(last modified Wed, 27 Jan 2021 07:56:48 GMT )
Janar 27, 2021 08:56 Europe/Tirane
  • Një numër terroristësh vriten nga ushtria siriane

Një numër terroristësh u vranë gjatë një operacioni pastrimi nga ushtria siriane në zonën al-Badiyah pranë rrugës ndërkombëtare Deir al-Zour-Palmira në lindje të Sirisë.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve (SANA), një komandant në terren i ushtrisë siriane tha të martën në mbrëmje se ditët e fundit pesë terroristë që kishin vrarë disa njerëz duke sulmuar disa autobusë që mbanin civilë dhe personel ushtarak në rrugën Deir ez-Zor-Tadmor -Shula dhe Kabajb, u vranë ose u plagosën nga ushtria siriane.  Komandanti në terren i ushtrisë siriane theksoi se operacioni u krye pas pastrimit të zonës al-Badiyah pranë rrugës ndërkombëtare Deir al-Zour-Tadmor, pas zbulimit të lëvizjeve të elementeve terroriste midis zonave al-Shula dhe Kabajb.  Dy ditë më parë, një autobus me ushtarë u qëllua nga një grup terrorist në rrugën Deir al-Zour-Tadmor në zonën al-Malhah-al-Shula, duke vrarë tre ushtarë dhe plagosur 10 të tjerë.  Pavarësisht nga disfata e grupit terrorist ISIS në Siri, një numër anëtarësh të këtij grupi terrorist janë ende të pranishëm në zonat shkretinore të vendit dhe kryejnë akte terroriste në një mënyrë të shpërndarë.