Në Kirkuk të Irakut vriten 22 terroristë të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i103460-në_kirkuk_të_irakut_vriten_22_terroristë_të_isis
Helikopterët e forcave ajrore të ushtrisë dhe forcat Hashd Sha’bi të Irakut kanë vrarë 22 terroristë të grupit ISIS në jug të provincës Kirkuk të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2021 11:33 Europe/Tirane
  • Në Kirkuk të Irakut vriten 22 terroristë të ISIS

Helikopterët e forcave ajrore të ushtrisë dhe forcat Hashd Sha’bi të Irakut kanë vrarë 22 terroristë të grupit ISIS në jug të provincës Kirkuk të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet e forcave Hashd Sha’bi të Irakut kanë deklaruar se forcat ajrore të ushtrisë kanë bombarduar një bazë të grupit terrorist ISIS në rajonin Vadiel-Shadi në jug të provincës Kirkuk.

Gjatë këtij sulmi janë vrarë 20 terroristë të grupit ISIS dhe janë shkatërruar sasi të konsiderueshme të armëve dhe një makinë ushtarake.

Sipas këtyre burimeve, forcat e brigadës 22 të organizatës Hashd Sha’bi të Irakut pas këtij sulmi ajror, kanë vrarë edhe dy terrorist të tjerë në afërsi të këtij vendstrehimi.

Këto operacione dhe ky sulm ajror janë kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga njësia inteligjente e Hashd Sha’bi dhe për hakmarrjen ndaj sulmeve të terroristëve.