Vazhdon dhuna e forcave sioniste kundër të të burgosurve palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i103462-vazhdon_dhuna_e_forcave_sioniste_kundër_të_të_burgosurve_palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar tre qeli në burgun Xhalbu’e gjatë natës dhe kanë nxjerr nga qelitë të burgosurit palestinezë dhe i kanë transferuar jashtë në oborr ku i kanë mbajtur në shi gjatë tërë natës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2021 11:51 Europe/Tirane
  • Vazhdon dhuna e forcave sioniste kundër të të burgosurve palestinezë

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar tre qeli në burgun Xhalbu’e gjatë natës dhe kanë nxjerr nga qelitë të burgosurit palestinezë dhe i kanë transferuar jashtë në oborr ku i kanë mbajtur në shi gjatë tërë natës.

Agjencia e lajmeve Sama e Palestinës njoftoi se me qindra forca ushtarake sioniste të burgjeve të regjimit sionist të mërkurën në mbrëmje kanë sulmuar me dhunë tre qeli të burgut Xhalbu’e.

Glubi i të burgosurve palestinezë me anë të një deklarate, ka deklaruar se forcat ushtarake të regjimit sionist i kanë lidhur me zinxhir të burgosurit palestinezë dhe i kanë transferuar ata në oborr në kohën kur koha ishte shumë e ftohtë dhe i kanë mbajtur ata në oborr deri në mëngjes.

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë bastisur qelitë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj të të burgosurve palestinezë.