Vazhdon dhuna e forcave sioniste kundër të të burgosurve palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar tre qeli në burgun Xhalbu’e gjatë natës dhe kanë nxjerr nga qelitë të burgosurit palestinezë dhe i kanë transferuar jashtë në oborr ku i kanë mbajtur në shi gjatë tërë natës.
Agjencia e lajmeve Sama e Palestinës njoftoi se me qindra forca ushtarake sioniste të burgjeve të regjimit sionist të mërkurën në mbrëmje kanë sulmuar me dhunë tre qeli të burgut Xhalbu’e.
Glubi i të burgosurve palestinezë me anë të një deklarate, ka deklaruar se forcat ushtarake të regjimit sionist i kanë lidhur me zinxhir të burgosurit palestinezë dhe i kanë transferuar ata në oborr në kohën kur koha ishte shumë e ftohtë dhe i kanë mbajtur ata në oborr deri në mëngjes.
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë bastisur qelitë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj të të burgosurve palestinezë.