Damasku proteston kundër krimeve të paramilitarëve të mbështetur nga Amerika
(last modified Sat, 30 Jan 2021 14:37:51 GMT )
Janar 30, 2021 15:37 Europe/Tirane
  • Damasku proteston kundër krimeve të paramilitarëve të mbështetur nga Amerika

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB ka theksuar se grupet terroriste dhe forcat e ashtuquajtura demokratike kurde të Sirisë po vazhdojnë krimet e tyre duke vrarë fëmijë dhe civilë të tjerë sirianë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Bashar Xhafari, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, ditën e shtunë në mbledhjen jozyrtare të Këshillit të Sigurisë së OKB që u zhvilluar me anë të videokonferencës me temë “Fëmijët e përfshirë në konfliktet e armatosura”, ka deklaruar: “Grupet terroriste dhe forcat e ashtuquajtura demokratike kurde të Sirisë që mbështetën nga pushtuesit amerikanë po vazhdojnë të kryejnë krime kundër fëmijëve sirianë duke përfshirë vrasjen, rrëmbimin, punën e detyruar dhe transferimin e tyre në rajonet e përfshirë nga lufta në vendet e rajonit, djegien dhe shkatërrimin e shkollave dhe spitaleve”.

Bashar Al-Xhafari gjithashtu ka thënë: “Pavarësisht presioneve të mëdha, Qeveria e Sirisë po bënë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur fëmijët të cilët ndodhen në rajonet e çliruara nga kthetrat e terroristëve dhe fëmijët të cilët janë të strehuar në qendrat dhe institucionet shtetërore të Sirisë”.

Bashar Xhafari vuri në dukje vështirësitë e fëmijëve sirianë të shkaktuara nga sulmet dhe krimet e terroristëve, pushtuesve të huaj dhe si pasojë e veprimeve të njëanshme të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi: “Ajo çfarë ka shkaktuar përkeqësimin e situatës është kundërshtimi i këtyre shteteve me kthimin e shtetasve të tyre duke përfshirë fëmijët dhe gratë e pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS nga Siria. Terrorizmi është një dëmeve më të rrezikshme që u shkaktohen vendeve dhe shoqërive dhe me zgjerimin e tij, fëmijët janë viktimat e para të këtij fenomeni djallëzor”.

Tags