Terroristët e Frontit Nusra sulmojnë zonat e sigurta në Siri
Qendra ruse për mbikëqyrjen e zbatimit të armëpushimit në Siri ka njoftuar për sulmet e gjera të terroristëve të grupit Fronti Nusra në rajone të zonave të caktuara për reduktimin e tensioneve në Siri.
Agjencia e lajmeve Russia Today në gjuhën arabe ka njoftuar qendra ruse për mbikëqyrjen e zbatimit të armëpushimit në Siri me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Terroristët takfiristë të grupit Fronti Nusra gjatë 24 orëve të kaluara 20 herë kanë sulmuar zonat e caktuara për reduktimin e tensioneve në Siri. Terroristët e grupit Fronti Nusra gjatë dy jave të kaluara kanë kryer 18 sulme kundër zonave të caktuara për reduktimin e tensioneve në provincat Latakia, Hamah dhe Idlib”.
Vlen të theksohet se zonat për reduktimin e tensioneve në Siri përfshinë rrethinën e Idlibit, rajonet fqinjë të saj, rajonet në verilindje të provincës Latakia, pjesën perëndimore të Alepos dhe pjesën veriore të provincës Hamah, pjesën veriore të provincës Homs, rajonin Ghuta Lindore dhe rajonet në kufi me Jordaninë në provincën Daraa dhe Kunejtra.