Torturohet një grua palestineze në burgjet e regjimit sionist
Regjimi sionist pasi ka torturuar gruan e burgosur palestineze nga qyteti Al-Khlil, e ka dënuar atë me 30 muaj burgim.
Qendra informative e Palestinës ka njoftuar se gruaja palestineze Inas Asafire është arrestuar në gusht të vitit 2019 së bashku me bashkëshortin e saj dhe disa anëtarë të familjes nga forcat ushtarake të regjimit sionist dhe regjimi sionist për disa muaj nuk e ka lejuar këtë çift të ri palestinez që të takohen me fëmijët e tyre dhe gjatë procesit të marrjes në pyetje, ata janë torturuar në mënyra të ndryshme nga regjimi sionist.
Regjimi Sionist me pretekstin se anëtarët e kësaj familje ishin të implikuar në rrëmbimin dhe vrasjen e një koloni sionist në afërsi të Bejt Faxhar, ka shkatërruar edhe shtëpinë e kësaj familje.