Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Netanjahut para gjykatës sioniste
Njëkohësisht me praninë e kryeministrit të regjimit sionist në gjykatën e Kodsit të pushtuar, një numë i madh protestuesve janë mbledhur para gjykatës dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, sot për të dytën herë me radhë është paraqitur në gjykatë për shqyrtimin e dosjeve të hapura për korrupsionin e tij në gjykatën e Kodsit të pushtuar.
Mediat sioniste kanë njoftuar se njëkohësisht me praninë e Netanjahut në seancën gjyqësore të sotshme në gjykatë, shumë protestues janë mbledhur jashtë ndërtesës së gjykatës dhe në rrugën për rreth dhe kanë protestuar kundër Beniamin Netanjahut.
Forcat e sigurisë së regjimit sionist janë vendosur rreth ndërtesës së gjykatës dhe kanë futur nën rrethim të gjitha rrugët që çojnë drejtë gjykatës. Në këtë kuadër janë mobilizuar edhe forcat e organizatës për siguri të brendshme të regjimit sionist.
Protestuesit mbanin në dorë pankarta mbi të cilat ishte shkruar slogani “Crime Minister” duek aluduar në korrupsionin shtetëror dhe financiar të kryeministrit të regjimit sionist. Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar me ngulm dorëheqje e Beniamin Netanjahut.