Damasku dënon turkifikimin e qyteteve kufitare në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104010-damasku_dënon_turkifikimin_e_qyteteve_kufitare_në_siri
Damasku ka kundërshtuar me forcë vendimin e Turqisë për të hapur shkolla turke në veri të Sirisë, duke e quajtur vendimin një "akt të rrezikshëm" dhe një "shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2021 16:26 Europe/Tirane
  • Damasku dënon turkifikimin e qyteteve kufitare në Siri

Damasku ka kundërshtuar me forcë vendimin e Turqisë për të hapur shkolla turke në veri të Sirisë, duke e quajtur vendimin një "akt të rrezikshëm" dhe një "shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar".

Një burim zyrtar në Ministrinë e Jashtme Siriane tha se plani tregon qëllimin e Ankarasë për të vazhduar ndezjen dhe zgjatjen e krizës në Siri, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë SANA. Turqia, tha burimi, synon të mbështesë grupet terroriste të tilla si ISIS dhe Fronti al-Nusra për t'i shërbyer agjendave personale të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe për të "arritur ambiciet e tij dhe iluzionet neo-osmane". Protesta erdhi pasi Ankaraja njoftoi se do të hapë një shkollë profesionale të kujdesit shëndetësor dhe një fakultet mjekësor në qytetin al-Rai të Sirisë, afër kufirit turk. Ankaraja tha se shkolla mjekësore do të krijohet nën kujdesin e Universitetit të Shkencave Mjekësore të Turqisë në qytetin verior të provincës al-Rai, i cili është nën kontrollin e militantëve të mbështetur nga Turqia. "Siria hedh poshtë vendimin e regjimit turk për të hapur një fakultet dhe një institut të lartë të lidhur me Universitetin e Stambollit në qytetin al-Rai, në veri të Alepos," tha deklarata siriane. Ajo tha se vendimi i qeverisë turke është një akt i rrezikshëm që synon të zgjerojë dominimin e Turqisë në territoret siriane në një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB.