Regjimi sionist vazhdon kërcënimet ndaj Libanit nga frika e Hezbullahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104024-regjimi_sionist_vazhdon_kërcënimet_ndaj_libanit_nga_frika_e_hezbullahut
Ministri izraelit i luftës nga frika e sulmeve të Hezbullahut edhe një herë kërcënoi se Libani do të paguante çmimin për çdo konflikt të mundshëm në frontin verior.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2021 04:59 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist vazhdon kërcënimet ndaj Libanit nga frika e Hezbullahut

Ministri izraelit i luftës nga frika e sulmeve të Hezbullahut edhe një herë kërcënoi se Libani do të paguante çmimin për çdo konflikt të mundshëm në frontin verior.

Sipas Jerusalem Post, ministri izraelit i luftës Bani Gantz të hënën në mbrëmje tha se autoritetet e Tel Avivit do të vazhdojnë të bëjnë kërcënime boshe kundër Libanit, duke shtuar se nëse do të kishte një përplasje në kufirin verior, shumë civilë do të dëmtoheshin dhe qeveria libaneze do të ishte përgjegjës. Gantz gjithashtu pretendoi se Hezbullahu kishte grumbulluar armë dhe pajisje ushtarake në zonat e banuara dhe se qeveria libaneze ishte përgjegjëse për veprimet e Hezbullahut. Pretendimi i Gantz vjen pasi deri më tani nuk ka asnjë provë e magazinimit të municionit të Hezbullahut në zonat e banuara. Më parë, Aviv Kukhawi kërcënoi se do të sulmonte zonat e banuara në Gaza dhe Liban në rast të një lufte të mundshme në të ardhmen. Që nga martirizimi i një anëtari libanez të Hezbullahut në Siri në sulmin izraelit të Gushtit 2020 në aeroportin e Damaskut, regjimi sionist ka rritur praninë e tij ushtarake në kufirin me Libanin nga frika e hakmarrjes së Hezbullahut dhe është vënë në gatishmëri të plotë.