Iraku var pesë persona të dënuar për terrorizëm
Shkurt 09, 2021 19:53 Europe/Tirane
Autoritetet irakiane varën pesë persona të dënuar për terrorizëm, raportuan zyrtarë lokalë të sigurisë.
Ekzekutimet u kryen në një burg në qytetin jugor të Irakut, Nasiriyah, tha një burim, duke shtuar se ata ishin shtetas irakianë. Një burim tjetër, i ngarkuar me dorëzimin e trupit familjes, e konfirmoi këtë informacion. Burimet nuk japin detaje për krimet e akuzuara kundër të dënuarve. Iraku ka sjellë qindra terroristë para drejtësisë dhe ka kryer më shumë ekzekutime masive që nga fitorja mbi “ISIS-in”. Autoritetet irakiane varën 21 terroristë dhe një vrasës më 16 nëntor 2020, duke përfshirë edhe ata të implikuar në dy sulme vetëvrasëse që vranë dhjetëra civilë.
Tags