Jemen: Griffiths është një anglez me uniformë të KB
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104066-jemen_griffiths_është_një_anglez_me_uniformë_të_kb
Një zëdhënës i lëvizjes Ansarullah të Jemenit tha se i dërguari i KB në Jemen Martin Griffiths ishte një britanik me uniformën e KB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 10, 2021 05:42 Europe/Tirane
  • Jemen: Griffiths është një anglez me uniformë të KB

Një zëdhënës i lëvizjes Ansarullah të Jemenit tha se i dërguari i KB në Jemen Martin Griffiths ishte një britanik me uniformën e KB.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, zëdhënësi i KB Muhamed Abdul Salam në llogarinë e tij në Twitter në përgjigje të asaj që Griffiths shprehu shqetësim në lidhje me rinisjen e pretenduar të armiqësive në lindje të Jemenit tha: "Kjo është logjika e ambasadorit britanik Griffiths, i cili i quajti veprimet e atyre që mbrojnë kombin e tyre si armiqësor; Ai ka vendosur zbatimin e çështjeve të diktuara nga ky vend (Britania) nën uniformën e Kombeve të Bashkuara.  Ai gjithashtu kërkoi nga Kombet e Bashkuara për një qasje më të rreptë ndaj katër agresorëve të Jemenit (Shtetet e Bashkuara, Britania, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), pasi përndryshe kjo do të çonte në vuajtjet e vazhdueshme të popullit Jemenas.  Mohammad Abdul Salam, i cili kryeson ekipin negociator në grupin jemenas, gjithashtu tha se kushdo që ndërmjetëson paqen duhet të korrigjojë logjikën e tij të dyfishtë.