Forcat jemenase sulmojnë aerodromet saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104106-forcat_jemenase_sulmojnë_aerodromet_saudite
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë kryer sulme me dronë në aerodromet në jugperëndim të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2021 16:27 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë aerodromet saudite

Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë kryer sulme me dronë në aerodromet në jugperëndim të Arabisë Saudite.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Gjeneral Brigade Jahja Sarei, tha se katër dronë ishin përdorur për të shkatërruar fushat ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar Abha të Mërkurën pasdite. Ai tha se dronët ishin të llojeve ‘Samad 3’ dhe ‘Kasef-2k’. Aeroporti, tha burimi jemenas, përdorej për qëllime ushtarake për të sulmuar popullin jemenas. Sarei tha se sulmi ishte kryer në përgjigje të fushatës së vazhdueshme saudite kundër Jemenit. Objektivat u goditën me saktësi, shtoi ai. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite e ka konfirmuar sulmin ajror të forcave jemenase.