Forcat jemenase çlirojnë zonat pranë Ngushticës së Bab al-Mandabit
-
Forcat jemenase çlirojnë zonat pranë Ngushticës së Bab al-Mandabit
ParsToday — Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit deklaroi: Ne iu përgjigjëm agresionit saudit me goditje raketore dhe me dronë dhe çliruam zonat deri pranë Ngushticës strategjike të Bab al-Mandabit.
Sipas ParsToday, Jahja Sari, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, tha: Forcat e Armatosura të Jemenit, gjatë një operacioni të rrufeshëm dhe në më pak se dy javë, arritën që, duke përparuar në jug dhe në zonat bregdetare, të çlirojnë zonat deri pranë Ngushticës strategjike të Bab al-Mandabit.
Ai theksoi: Në reagim ndaj këtyre përparimeve, qeveria e Al Saudëve, në përpjekje për të mbështetur mercenarët e saj, ka shtuar intensitetin e sulmeve të saj ajrore kundër Jemenit; një veprim të cilit Jemeni iu përgjigj me goditje raketore dhe me dronë në thellësi të territorit të Arabisë Saudite. (parstoday.ir)