Ansarullah paralajmëron linjat ajrore që përdorin aeroportet Saudite
Një anëtar i byrosë politike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit paralajmëroi linjat ajrore që përdorin aeroportet saudite, duke theksuar se Arabia Saudite po përdor aeroportet saudite për të sulmuar Jemenin.
"Ne i këshillojmë linjat ajrore të mos përdorin aeroportet Saudite, pasi ato përdoren për qëllime ushtarake në sulmimin dhe rrethimin e Jemenit", shkroi të mërkurën në një postim në Twitter Mohamed al-Bakhiti, një anëtar i lartë i lëvizjes Ansarullah, raportoi IRNA. Al-Bakhiti paralajmëroi se këto aeroporte janë shënjestra legjitime të sulmeve të forcave jemenase. Ky anëtar i lartë i lëvizjes Ansarullah theksoi nevojën për të mbrojtur vendin e tij dhe për t'u dalë përpara agresorëve, duke thënë se Jemeni dëshiron ndërprerjen e armiqësive dhe paqen, por se nuk pranon një ndërprerje të njëanshme të këtyre armiqësive pasi ato duhet të jenë nga të dyja palët. Burimet jemenase raportuan të mërkurën se katër dronë jemenas kishin sulmuar avionët luftarakë sauditë në aeroportin Abha. Jahja Sari, një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit, tha se sauditët po përdornin aeroportin për të sulmuar popullin jemenas dhe për këtë janë vënë në shënjestër.