Vazhdojnë sulmet e forcave sioniste në rajonet palestineze
Forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdën e veprimeve armiqësore të tyre, përsëri kanë sulmuar dhe bastisur rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Faqja informative Palestine Today njoftoi se si pasojë e sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në qytezën Kbatije në jug të qytetit Xhenin në Bregun perëndimor të Lumit Jordan, ka shpërthyer një përleshje e ashpër mes forcave të rezistencës palestineze dhe forcave ushtarake të regjimit sionist.
Regjimi sionist duke mospërfillur kërkesat e Bashkësisë Ndërkombëtare, po vazhdon arrestimin e palestinezëve, shkatërrimin e shtëpive dhe uzurpimin e tokave të palestinezëve.
Forcat ushtaraket të regjimit sionist për çdo ditë po kryejnë sulme dhe bastisje nëpër rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe po shkatërrojnë shtëpitë e palestinezëve dhe po arrestojnë të rinjtë palestinezë pa kurrfarë arsye.