Seyyed Hassan Nasrullah: Irani është bërë një fuqi rajonale
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut në Liban të martën në mbrëmje, në një fjalim në përkujtimin e komandantëve martirë të rezistencës libaneze, iu referua rezistencës së Republikës Islamike të Iranit ndaj presioneve dhe sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj dhe tha: Gjatë këtyre viteve, Irani me rezistencën e tij ka përparuar në të gjitha fushat dhe është bërë një fuqi e madhe rajonale tek i cili e gjithë bota ka një konsideratë të veçantë.
Sipas agjencisë IRNA, "Seyyed Hassan Nasrullah" vlerësoi rezistencën e Iranit ndaj veprimeve armiqësore dhe sanksioneve të ashpra të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, duke theksuar se kjo përvojë në Iran, që nga fitorja e Revolucionit Islamik në 1979 deri më sot, ka qenë gjithmonë një argument racional dhe i logjikshëm dhe është racionale që të gjithë njerëzit e botës të dinë se duke qenë në skenë, unitet, këmbëngulje, luftë, vetëmohim, stabilitet dhe vazhdimësi të veprimit, mund të arrihet uniteti kombëtar dhe etnik, fetar , vlerat kombëtare dhe njerëzore, pavarësia, sovraniteti, burimet natyrore, liria, mbrojtja e nderit dhe dinjitetit dhe të arrihet një pozitë udhëheqëse në rajon dhe botë. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban gjithashtu iu referua kryengritjes së popullit të Bahrejni kundër regjimit Al-Khalifa dhe tha: "Bahreinasit, të udhëhequr nga Shejh Issa Qasim, kanë bërë shumë sakrifica dhe mundime për të arritur lirinë. Lidhur me zhvillimet në Liban, Seyyed Hassan Nasrullah gjithashtu kritikoi qasjen e disa palëve në ndërkombëtarizimin e çështjeve të Libanit dhe tha: Çdo bisedë për një rezolutë ndërkombëtare sipas Nenit 7 të Kartës së KB mbi qeverinë do të thotë një ftesë për luftë dhe ndërkombëtarizimi i çështjes është në kundërshtim me sovranitetin dhe mund të jetë një mbulesë për një pushtim të ri.