Deklarata e luftës e ISIS kundër Ansarullah të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104424-deklarata_e_luftës_e_isis_kundër_ansarullah_të_jemenit
Grupi terrorist ISIS në një deklaratë ka njoftuar zyrtarisht bashkëpunimin e tij me koalicionin Saudit në luftën kundër forcave Ansarullah të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2021 03:37 Europe/Tirane
  • Deklarata e luftës e ISIS kundër Ansarullah të Jemenit

Grupi terrorist ISIS në një deklaratë ka njoftuar zyrtarisht bashkëpunimin e tij me koalicionin Saudit në luftën kundër forcave Ansarullah të Jemenit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, ISIS të martën në një deklaratë të shkurtër tha se kishte luftuar me ushtrinë jemenase dhe forcat Ansarullah në zonën Al-Kasara të provincës Ma'rib, duke pretenduar se një numër i forcave qeveritare të Sanaas ishin vrarë dhe plagosur në përleshje. ISIS gjithashtu pretendoi se ka arritur të marrë dy baza në këtë zonë. Nga ana tjetër, disa media të Jemenit kanë raportuar ditët e fundit mbi praninë e komandantëve të ISIS dhe të al-Kaidës në provincën Ma'rib në mënyrë që të përballen me forcat e qeverisë Sanaa.