Thirrje për lirimin e të burgosurve palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104448-thirrje_për_lirimin_e_të_burgosurve_palestinezë
Kryetari i Klubit të të Burgosurve Palestinezë ka kërkuar nga shtetet arabe që të shtojnë përpjekjet e tyre për lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet e regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 18, 2021 14:27 Europe/Tirane
  • Thirrje për lirimin e të burgosurve palestinezë

Kryetari i Klubit të të Burgosurve Palestinezë ka kërkuar nga shtetet arabe që të shtojnë përpjekjet e tyre për lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet e regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se Kadura Fares sot (të enjten) ka theksuar se është e domosdoshme mbrojtja e idealit të Palestinës me të gjitha elementët e tij dhe rezistencën dhe qëndresën e qytetarëve palestinezë dhe arab përball politikave pushtuese të regjimit sionist.

Kadura Fares ka kërkuar nga institucionet dhe shtetet arabe që të investojnë në lirimin e të burgosurve palestinezë dhe ky është një veprim humanitar i cili ushtron ndikim mbi çdo person.

Kryetari i komitetit të të burgosurave palestinezë vuri në dukje përpjekjet për lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet e regjimit sionist dhe theksoi se me mijëra palestinezë kanë me dhjetëra vite që mbahen në burgjet e regjimit sionist.

Sipas raportit të komitetit për çështje të të burgosurve palestinezë, numri i të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist në vitin 2020, ka arritur në 4.400 persona në mesin e tyre 170 fëmijë dhe 40 gra.

Kjo organizatë palestineze ka theksuar se forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë vitit 2020, kanë arrestuar 4.634 palestinezë në mesin e tyre 543 fëmijë dhe 128 gra.