Regjimi sionist nuk dorëzon kufomat e martirëve palestinezë
Zëdhënësi i organizatës për çështje të të burgosurve të Palestinës ka deklaruar se regjimi sionist duke konfiskuar kufomat e martirëve palestinezë, po mundohet të zhantazhojë grupet e rezistencës së Palestinës.
Faqja informative Al Ahd të premten njoftoi se Hasan Abde Rabe, zëdhënësi i organizatës për çështje të të burgosurve palestinezë, ka thënë: “Regjimi sionist deri më tani ka konfiskuar kufomat e shtatë martirëve të lëvizjes “Të Burgosurit Palestinezë” dhe nuk ua ka dorëzuar ato familjeve të tyre. Përpjekjet juridike të kësaj organizate që nga muaji shtator i vitit të kaluar kanë rezultuar vetëm me lirimin e kufomës së Davud Al-Khatib, një prej të të burgosurve palestinezë të martirizuar në burgjet e regjimit sionist. Deri më sot 365 të burgosur palestinezë në burgjet e regjimit sionist janë infektuar me virusin Korona dhe kjo është në kohën kur regjimi sionist po vazhdon të mos lejojë futjen e rrobave të ngrohta dhe batanijeve në burgje për të burgosurit palestinezë në mënyrë që nëpërmjet të ftohtit të madh, të marrë pohimet e tyre”.