Al-Barguthit: Regjimi sionist kërcënon për shkatërrimin e zgjedhjeve të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104686-al_barguthit_regjimi_sionist_kërcënon_për_shkatërrimin_e_zgjedhjeve_të_palestinës
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes “Iniciativa Kombëtare e Palestinës” duke vë në dukje shtimin e arrestimeve të palestinezëve nga ana e forcave ushtarake të regjimit sionist gjatë ditëve të fundit, ka thënë se këto veprime të regjimit sionist pushtues bëhen në kuadër të përpjekjeve për moslejimin e atyre që të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme në Palestinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 24, 2021 10:53 Europe/Tirane
  • Al-Barguthit: Regjimi sionist kërcënon për shkatërrimin e zgjedhjeve të Palestinës

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes “Iniciativa Kombëtare e Palestinës” duke vë në dukje shtimin e arrestimeve të palestinezëve nga ana e forcave ushtarake të regjimit sionist gjatë ditëve të fundit, ka thënë se këto veprime të regjimit sionist pushtues bëhen në kuadër të përpjekjeve për moslejimin e atyre që të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme në Palestinë.

Faqja informative “Al-Ahd” njoftoi se Mustafa Al-Barguthi, një prej liderëve të dalluar të lëvizjes Fatah dhe sekretari i përgjithshëm i lëvizjes “Iniciativa Kombëtare e Palestinës”, sot (ka deklaruar): “Qëllimi i regjimit sionist nga shtimi i politikës së arrestimeve dhe kërcënimeve kundër aktivistëve palestinezë është që të mos lejojë ata të kandidojnë në zgjedhje dhe në kuadër të përpjekje për të shtypur liritë dhe për të shkatërruar zgjedhjet demokratike në Palestinë”.

Al-Barguthi ka theksuar: “Kjo është plotësisht e qartë se regjimi sionist dëshiron të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve në Palestinë dhe të pengojë vendosjen e pajtimit kombëtar mes palestinezëve në mënyrë që të pretendojë se ai ka të vetmen demokraci në rajon dhe populli i Palestinës nuk mund të vendos unitet mes vete. Prandaj, duhet t’i jepet një përgjigje e unifikuar politikës shtypëse të regjimit sionist dhe përpjekjeve të këtij regjimi për të ndërhyrë në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme në Palestinë”.