Terroristët e Frontit Nusra sulmojnë civilët sirianë në Sarakib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104734-terroristët_e_frontit_nusra_sulmojnë_civilët_sirianë_në_sarakib
Terroristët e grupit Fronti Nusra kanë sulmuar me predha korridorin Sarakib i caktuar posaçërisht për largimin e civilëve në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 25, 2021 12:06 Europe/Tirane
  • Terroristët e Frontit Nusra sulmojnë civilët sirianë në Sarakib

Terroristët e grupit Fronti Nusra kanë sulmuar me predha korridorin Sarakib i caktuar posaçërisht për largimin e civilëve në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Russia Today në gjuhën arabe ka njoftuar se gjatë kohës kur civilët sirianë mundoheshin të kalonin nëpër korridorin Sarakib dhe të largohen nga rajonet nën pushtimin e terroristëve, forcat e grupit terrorist Fronti Nusra ka sulmuar këtë zonë me predha dhe me anë të dronëve.

Qendra ruse për pajtim në Siri ka kërkuar nga komandantët e forcave të Turqisë që po mbajnë nën pushtimin e tyre territoret veriperëndimore të Sirisë, të krijojnë rrethanat për largimin e sigurt të civilëve sirianë dhe në mënyrë që ata të kalojnë të sigurt nëpër korridoret e caktuara.

Autoritetet e kësaj qendre ruse ditën e kaluar kanë deklaruar se terroristët e grupit Fronti Nusra po pengojnë aktivitetin e postblloqeve të inspektimit dhe funksionin e korridoreve të ri në Idlib, ndërsa kanë thënë: “Terroristët me forcën e kërcënimit dhe arrestimit, nuk po lejojnë civilët sirianë që po vuajnë nga shumë probleme, të largohen nga zonat e reduktimit të tensioneve”.