Ushtria e Irakut vazhdon operacionet kundër ISIS në Dejale
Burimet mediale kanë njoftuar për vazhdimin e operacioneve të ushtrisë së Irakut kundër elementëve terroriste të ISIS në provincën Dejale në lindje të Irakut.
Faqja informative Shafak News ka njoftuar se forcat e sigurisë dhe ushtarake të Irakut sot (të martën) ka vazhduar këto operacione në jug të qytetit Bakuba në provincën Dejale për spastrimin e këtij rajoni nga elementët e mbetur të grupit terrorist ISIS.
Sipas këtij burimi, në këto operacione po marrin pjesë forcat e ushtrisë, forcat ajrore dhe forcat e policisë së Irakut. Këto operacione të ushtrisë së Irakut po zhvillohen pasi që elementët terrorist të ISIS gjatë ditëve të kaluar kanë sulmuar me predha barinjtë në fshatrat e rajonit Bahruz në jug të qytetit Bakuba.
Autoritetet e sigurisë së Irakut kanë deklaruar se forcat irakiane synojnë zhdukjen e elementëve terrorist të ISIS në verilindje të provincës Dejale dhe do të vazhdojnë operacionet e veta deri në zhdukjen e mbetjeve të grupit terrorist ISIS në këtë provincë.