Papa Françesko arrin në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105032-papa_françesko_arrin_në_irak
Papa Françesko, lideri i katolikëve të botës, një vit pas fillimit të kufizimeve për shkak të virusit Korona, sot ka arritur në Bagdad nën masat e ashpra të sigurisë për një vizitë 4 ditore në Irak.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 05, 2021 13:42 Europe/Tirane
  • Papa Françesko arrin në Irak

Papa Françesko, lideri i katolikëve të botës, një vit pas fillimit të kufizimeve për shkak të virusit Korona, sot ka arritur në Bagdad nën masat e ashpra të sigurisë për një vizitë 4 ditore në Irak.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kryetari i provincës Naxhaf të Irakut gjithashtu ka deklaruar se përgjegjësia për garantimin e masave të sigurisë për vizitën e nesërme të Papa Françesko në Naxhaf dhe takimit të tij me Ajetullah Sistani, do të jetë në mënyrë të përbashkët mes forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi dhe forcave të sigurisë së Irakut.

Papa në fillim të arritjes në Irak në shkallët e avionit në aeroportin e Bagdadit është pritur nga Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut. Ai në vazhdim të vizitës, ka shkuar në pallatin presidencial të Irakut ku do të zhvillojë takime dhe bisedime me autoritetet më të larta të Irakut.

Papa Françesko gjithashtu do të vizitojë edhe qytetet Nasirije dhe Dhikar dhe do të takohet edhe me të krishterët e Arbilit dhe me autoritetet e rajonit të Kurdistanit të Irakut.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e vizitës së Papa Françesko në Irak përveç takimit me të krishterët e Irakut, është programi i ditës së shtunë të vizitës së tij ku ai do të zhvillojë një takim me Ajetullah Sistani, autoritetin e lartë të myslimanëve shiitë të Irakut dhe ky takim është në qendër të vëmendjes së mediave botërore.

Autoritetet e Vatikanit zhvillimin e këtij takimi e kanë përshkruar me modestinë më të madh. Papa në vazhdim të vizitës së tij në Irak, me avion do të shkojë në qytetin Nasirije, qendër e provincës Dhikar për ta vizituar qytetin antik Ur të Irakut, vend ky për të cilin mendohet se ka qenë vendlindja e Profetit Ibrahim a.s..

Lideri i katolikëve të botës ditën e diele do të shkojë në qytetin Arbil, në veri të Irakut ku do të takohet me autoritetet e rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe me disa personalitete fetare atje. Pastaj me helikopter do të shkojë në qytetin e Mosulit ku do ta zhvillojë një ceremoni fetare në kishën Hush Al-Bi’a.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e Papa Françesko jashtë Vatikanit që nga koha e fillimit të pandemisë Korona.