Qytetarët e Libanit protestojnë kundër gjendjes ekonomike
Burimet mediale kanë njoftuar për organizimin e protestave në disa qytete të Libanit për shkak të gjendjes së keqe ekonomike dhe pakënaqësisë së qytetarëve nga kushtet e papërshtatshme për jetë.
Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se protestuesit libanezë ditën e enjte janë mbledhur në qendër të Bejrutit dhe kanë bllokuar rrugët kryesore duke djegur goma të makinave dhe duke u grumbulluar dhe ulur në rrugë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve transportuese, por me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, përsëri janë liruar rrugët.
Në qytetin e Tripolit në veri të Libanit gjithashtu protestuesit kanë bllokuar autobanin Tripoli-Bejrut dhe gjithashtu kanë bllokuar rrugët kryesore dhe qendrore të qytetit Balbak në lindje të Libanit.
Si pasojë e rritjes së paparë të çmimit të valutave të huaja ku një dollar shkëmbehet me rreth 10 mijë dinar, shumë rajone të ndryshme të Libanit janë përfshirë nga protestat e qytetarëve. Ditën e mërkurë Mishel Aun, presidenti i Libanit, ka kërkuar kryerjen e hetimeve të gjera në lidhje me rënien e vlerës së monedhës kombëtare të Libanit dhe ka kërkuar nga guvernatori i Bankës Qendrore të këtij vendi që sa më shpejtë të raportojë në lidhje me këtë çështjeje pranë autoriteteve gjyqësore.