Mars 06, 2021 14:55 Europe/Tirane
  • Zbulohet një varrezë tjetër masive në provincën në Mosul të Irakut

Burimet irakiane të informimit kanë njoftuar për zbulimin e një varreze tjetër masive me të paktën 20 trupa në provincën Mosul të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet irakiane të afërta me forcat ushtarake, kanë thënë se trupat e 20 qytetarëve irakianë për të cilët mendohet se janë myslimanë shiitë turkmen dhe janë ekzekutuar me vrasje gjatë kohës kur terroristët e grupit ISIS kishin nën kontrollo rajonet veriore të Irakut, janë zbuluar në një varrë masiv.

Burimet lokale kanë thënë se ekzistojnë të paktën edhe 7 varre të tjera masive në këto rajone që i përkasin viktimave të terroristëve ISIS dhe që kryesisht janë qytetarë kurd dhe turkman.

Dje gjithashtu janë zbuluar edhe 16 trupa në provincën Musil në një pus në fshatin Kharabe Zard dhe në mesin e këtyre trupave ndodhet edhe skeleti i një gruaje.

 

Tags