Papa mban meshë në Kishën Mar Youssef në Bagdad
Papa Françesku, udhëheqësi katolik i botës, mbajti një meshë në Kishën Mar Youssef të Bagdadit në prani të zyrtarëve të lartë irakianë.
Sipas Middle East Neës, ceremonia, e cila u zhvillua të Shtunën në mbrëmje, u ndoq nga Presidenti Irakian Barham Saleh, Kryeministri Mustafa al-Kadhimi, Kryetari i Parlamentit Irakian Mohammad al-Halbousi dhe një numër zyrtarësh dhe drejtuesish të grupeve politike. Papa Françesku mbërriti në Irak të Premten dhe u takua me zyrtarë të lartë irakianë, përfshirë al-Kadhimi dhe Saleh. Dje, të Shtunën, Papa gjithashtu u takua me Ajetollah Seyyed Ali Sistani, kleriku suprem Shiit në Najaf Ashraf, i cili u raportua gjerësisht në media. Pas këtij takimi historik ndërfetar, ata u drejtuan për në qytetin antik Ur, vendlindja e Profetit Ibrahim (AS) në provincën e Dhi Qar në Irakun jugor. Papa Françesku është planifikuar të udhëtojë sot për në Nineveh.