Papa Françesko: Kurdistani i Irakut, rajon i sigurt për të krishterët
(last modified Sun, 07 Mar 2021 14:02:13 GMT )
Mars 07, 2021 15:02 Europe/Tirane
  • Papa Françesko: Kurdistani i Irakut, rajon i sigurt për të krishterët

Papa Françesko në takim me autoritetet e rajonit të Kurdistanit të Irakut në Arbil ka theksuar se ky rajon është shndërruar në shtëpinë e të krishterëve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Papa Françesko, lideri i katolikëve të botës, sot (të dielën) pasi ka arritur në qytetin Arbil, qendër e rajonit të Kurdistanit të Irakut, është takuar me Niçerevan Barzani, kryetarin e rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe me Mas’ud Barzani, liderin e Partisë Demokratike të Kurdistanit.

Papa Françesko në këtë takim ka falënderuar popullin e rajonit të Kurdistanit të Irakut për mikpritjen e tyre ndaj të krishterëve dhe mbështetjen e tyre përball sulmeve të grupit terrorist ISIS kundër Irakut në vitin 2014.

Niçerevan Barzani gjithashtu në takim me Papën, ka deklaruar se popullata kurde dhe forcat Pishmarg kanë bërë sakrifica të mëdha në mbrojtje të paqes dhe lirisë së të gjithë irakianëve, ndërsa ka theksuar për zotimin e përhershëm ndaj paqes, lirisë fetare dhe vëllazërisë.

Mas’ud Barzani gjithashtu e ka vlerësuar vizitën e Papa Françesko në Kurdistanin e Irakut si ngjarje historike dhe ka thënë se kjo vizitë dërgon mesazhin e paqes dhe bashkëjetesës paqësore.