AAP: Izraeli po pushton gradualisht Bregun Perëndimor
Ministria e Punëve të Jashtme të Autoritetit Autonom të Palestinës ka theksuar se sionistët gradualisht po kryejnë operacione për pushtimit e një pjese të gjerë të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Agjencia e lajmeve SAFA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës me anë të një deklarate, ka dënuar spastrimin etnik, shpërnguljen e dhunshme të qytetarëve palestinezë, ndërtimin e kolonive sioniste dhe politikat pushtuese të regjimit sionist në territoret palestineze.
Autoriteti Autonom i Palestinës vuri në dukje se regjimi sionist po vazhdon shkatërrimin e pranisë së popullit të Palestinës nëpërmjet shkatërrimit dhe shembjes së shtëpive të palestinezëve, ndërsa ka thënë: “Sionistët kanë ndërprerë edhe energjinë elektrike për banorët e Palestinës dhe synojnë izraelizimin e territoreve palestineze.
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës ka deklaruar se heshtja e dyshimtë ndërkombëtare ndaj këtyre krimeve të regjimit sionist është një lloj bashkëpunimi me regjimin sionist dhe veprime të tilla po bëhen në kuadër të planit për pushtimin gradual të territoreve të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë”.