Raketa Zulfiqar dhe nafta
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105242-raketa_zulfiqar_dhe_nafta
Raketa "Zulfiqar" është një pajisje taktike inteligjente. Me 10 metra gjatësi, ajo është një raketë me rreze të mesme me një koke luftarake të shkëputshme me peshë 450 kilogramë. Ajo është shumë precize me një diferencë gabimi prej vetëm 10 metrash, një kriter i frikshëm kur dihet se intercepton objektivin e saj brenda një rreze prej 700 kilometrash dhe se është e pakapshme për shkak të ndashmërisë të kokës së saj.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Mars 09, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Raketa Zulfiqar dhe nafta

Raketa "Zulfiqar" është një pajisje taktike inteligjente. Me 10 metra gjatësi, ajo është një raketë me rreze të mesme me një koke luftarake të shkëputshme me peshë 450 kilogramë. Ajo është shumë precize me një diferencë gabimi prej vetëm 10 metrash, një kriter i frikshëm kur dihet se intercepton objektivin e saj brenda një rreze prej 700 kilometrash dhe se është e pakapshme për shkak të ndashmërisë të kokës së saj.

Zulfiqar ka një shpejtësi prej 5 Mach, është supersonike dhe e pajisur me të gjitha këto kapacitete arriti që më 7 Mars 2021 e lëshuar nga Ansarallah nga Sanaa, në 1200 kilometra largësi, të përshkojë të paktën 4 nga 12 zonat e mbrojtura nga sistemet anti-ajrore saudite Patriot PAC3 për të goditur rafinerinë Aramco në Khobar dhe më saktësisht mega tankerët e saj të cilat ngarkojnë dhe shkarkojnë 7 milion fuçi naftë në ditë për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Raketa Zulfiqar dëshmoi inteligjencën e saj më 7 Mars, kur kishte para saj 90 kilometra larg Bahrejnit, një flotë të Pestë amerikane, gjithashtu e barrikaduar me raketa Patriot dhe THAAD, por që nuk ishin të afta as për ta zbuluar, e lëre më për ta shkatërruar atë. Dhe të mendosh që Patriotët e Bahrejnit, ashtu si ato të Kuvajtit dhe Katarit, ishin në gatishmëri që kur Ansarallah kishte njoftuar dhe zbatuar operacionin e saj të ashtuquajtur "Parandalimi 5" me 15 dronë dhe raketa që synonin bazat saudite Xhizan, Abha, Khamis Mushait, Xheddah dhe premtoi një amplifikim të operacioneve të tij në orët që do të pasonin. Në të vërtetë gjithashtu Riadi, ashtu si padronët e tij amerikanë duhet ta dinë mirë që Ansarallah vepron në faza dhe se një Parandalim 5 do të ketë në prag të tij një Parandalim 6 dhe megjithatë ata u habitën kur Ras Tanura dhe Khobar, depo të arit të zi SHBA/BM me mijëra zyrtarë dhe punonjës të tyre u vunë në shënjestër dhe më pas u goditën. I kapluar nga inati, Turki al Malki, zëdhënësi i koalicionit agresor saudit , madje pa asnjë provë qartë tha se dronët erdhën nga deti, për të nënkuptuar nga Gjiri Persik, në një aluzion të hollë e të mbuluar me Iranin, por a ndryshon kjo ndonjë gjë? koalicioni dështoi të mbrohej nga raketat edhe kur ishte në gatishmëri të lartë. Humbja është edhe më kumbuese pasi Parandalimi 6 kishte një parathënie e cila filloi me provincat e Arabisë Jugore dhe tre bazat e tyre ajrore të mbushura me F-15, Tornado, .. që janë Khamis Mushait, Abha dhe Aeroporti i Naxhranit. Pastaj erdhi një e shtënë e panjohur, e cila që nga 7 Marsi besohet të jetë e njëjta pajisje inteligjente që është raketa Zulfiqar. Javën e kaluar ajo shpoi qiellin mbi Xheddah në bregun e Detit të Kuq, më 7 Mars, ajo pluhurizoi mbrojtjen anti-ajrore të Khobar. Pastaj Zulfiqar veproi në sinkronizim total me dronin Samad 3 i cili ra në mega rezervuarin e Ras Tanura në Khobar. Sulmi i 7 Marsit ishte padyshim një thirrje zgjimi edhe për Emiratet. Por e gjithë kjo ishte vetëm maja e ajsbergut sepse ajo që bëri kjo raketë taktike e Rezistencës nga familja Fateh shkon përtej sfidimit të rrjetit të integruar të mbrojtjes ajrore në një Lindje të Mesme ku SHBA ka gati njëqind baza. Disa orë pas sulmit, një fuçi naftë u rrit në 70 dollarë, për herë të parë në dy vjet. Sajti Bloomberg shkruan: "Pasi goditi nivelin e saj më të lartë në 14 muaj javën e kaluar, një fuçi nafte Brent vazhdon të marrë vrull dhe është përfshirja e Arabisë Saudite në konfliktin në Jemen që kësaj here luan rolin e katalizatorit. Të nxitur nga shqetësimet për sulmet e koordinuara të rebelëve Huthi të Jemenit në objektet e naftës saudite, një fuçi naftë u rrit në 70 dollarë kur u hap sesioni aziatik. Kjo zgjat rimëkëmbjen e tregut i cili fitoi më shumë se 5% javën e kaluar pas njoftimit të mbretërisë vehabiste për të rinovuar uljen e prodhimit të saj me 1 milion fuçi në ditë në muajin prill ". Kjo është hera e parë që një raketë 10-metra ndikon në tregjet dhe çmimet e naftës, dhe që trondit cisternën saudite që e ka bërë OPEC-un një mjet të ndikimit energjitik të SHBA-së . Në realitet, kjo është një pikë kthese, sepse informacioni i raportuar nga Reuters thotë se Irani, shënjestra e sanksioneve më drakoniane në histori, ka zgjeruar për semestrin e tretë radhazi shitjet e naftës, duke thyer një vëllim rekord të naftës të shitur në Kinë dhe duke përmbushur kërkesën në rritje të ndjeshme të klientëve aziatikë. "Irani ka eksportuar një sasi të paparë të naftës bruto tek klienti i tij kryesor, Kina, dhe rafineritë indiane kanë shtuar naftën iraniane në planin e tyre të importit për vitin 2021." Por Reuters nuk guxon të shkojë më tej, sepse prapa kësaj goditje me raketa Zulfiqar ekziston një betejë e tërë energjie që Boshti i Rezistencës synon ta çlirojë nga kontrolli SHBA / Izrael. Në 7 Mars, Ansrallah ndodhej 7 kilometra nga fusha e naftës në Maarib,... vetëm 7 kilometra larg ... Rimarrja e tij do të ndryshojë të ardhmen energjetike të rajonit.