Jahja al-Sanvar u bë kreu i Hamasit në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105304-jahja_al_sanvar_u_bë_kreu_i_hamasit_në_gaza
Zgjedhjet e brendshme të Hamasit për të emëruar një shef të ri të byrosë politike të Hamasit në Rripin e Gazës përfunduan me fitoren e kreut të saj aktual, Yahya al-Senvar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2021 03:44 Europe/Tirane
  • Jahja al-Sanvar u bë kreu i Hamasit në Gaza

Zgjedhjet e brendshme të Hamasit për të emëruar një shef të ri të byrosë politike të Hamasit në Rripin e Gazës përfunduan me fitoren e kreut të saj aktual, Yahya al-Senvar.

Sipas faqes së internetit të Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas), Yahya al-Senvar, kreu aktual i zyrës së Hamasit në Rripin e Gazës, fitoi një garë të ngushtë me rivalin e tij kryesor, Nizar Avdullah, një anëtar i byros politike të Hamasit për kryesinë e re të Hamasit. Kështu, ai qëndroi në këtë pozitë për katër vjet të tjerë. Duke folur me rastin e fitores së tij në zgjedhje, Yahya al-Senvar tha se ai do të bënte çmos për të arritur qëllimet e mëdha kombëtare, përfshirë çlirimin e vendit nga pushtuesit sionist dhe kthimin e të zhvendosurve në territorin palestinez. Hamasi zhvillon zgjedhje të brendshme çdo katër vjet në fshehtësi për shkak të kushteve së sigurisë nga regjimi sionist. Zgjedhjet e fundit u mbajtën në vitin 2017. Ismail Haniyeh, kreu i lëvizjes Hamas, njoftoi fitoren e Yahya al-Sanvar në zgjedhjen e shefit të zyrës së lëvizjes në Gaza, duke përgëzuar rizgjedhjen e al-Sanvar dhe duke theksuar se këto zgjedhje janë një shenjë e besimit të Hamasit në parimin e rotacionit. Al-Senvar ka lindur në vitin 1962 në qytetin Asqalan dhe është një nga themeluesit e aparatit të sigurimit dhe ushtrisë Hamas. Ai përjetoi robërinë në burgjet izraelite dhe u la i lirë në vitin 2011 gjatë një operacioni të shkëmbimit të të burgosurve.