Regjimi sionist shkatërron një lagje palestineze në Kodsin e pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105416-regjimi_sionist_shkatërron_një_lagje_palestineze_në_kodsin_e_pushtuar
Komiteti për mbrojtjen e lagjes Al-Bustan dhe Silvan në Kodsin e pushtuar ka deklaruar se regjimi sionist ka vendosur që të shkatërrojë të gjitha shtëpitë palestineze që ndodhen në lagjen Al-Bustan.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 13, 2021 15:24 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist shkatërron një lagje palestineze në Kodsin e pushtuar

Komiteti për mbrojtjen e lagjes Al-Bustan dhe Silvan në Kodsin e pushtuar ka deklaruar se regjimi sionist ka vendosur që të shkatërrojë të gjitha shtëpitë palestineze që ndodhen në lagjen Al-Bustan.

Faqja informative Arabi 21 ka njoftuar se Fakhri Abu Dijab, anëtar i Komitetit për Mbrojtjen e lagjeve Al-Bustan dhe Silvan, sot ka deklaruar se bashkia e sioniste e Kodsit të pushtuar të Palestinës duke shkelur të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, ka marrë vendim të shkatërrojë lagjen Al-Bustan që ndodhet afër Xhamisë Al Aksa.

Abu Dijab ka shtuar: “Në këtë lagje janë 100 shtëpia palestineze që me shkatërrimin e tyre do të krijohet një katastrofë njerëzore në këtë lagje dhe banorët e saj të cilët që nga kohërat e vjetra jetojnë në këto shtëpi, do të mbesin të pastrehë dhe të shpërngulur. Bashkia sioniste e Kodsit të pushtuara i ka kumtuar Komitetit për Mbrojtjen e lagjes Al-Bustan dhe Silvan se ka prishur të gjitha marrëveshjet me lagjen Al-Bustan dhe ka refuzuar të gjitha planet inxhinierike të paraqitura nga banorët e kësaj lagje si plane zëvendësuese ndaj shkatërrimit të shtëpive”.

Abu Dijab ka paralajmëruar për pasojat e këtij veprimi të regjimit sionist dhe për shkatërrimin e lagjes Al-Bustan dhe për rreziqet me të cilat do të përballen banorët palestinezë të kësaj lagje dhe ka thënë: “Banorët e Kodsit do të përballen dhe kundërshtojnë këto veprime të regjimit sionist dhe duke ngritur tenda në këtë lagje, do të kundërshtojnë këtë veprim të bashkisë sioniste të Kodsit të shenjtë dhe do ta dërgojnë çështjen në institucionet juridike ndërkombëtare”.