Netanjahu: Anulova vizitën në Emirate nga frika e raketave të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105476-netanjahu_anulova_vizitën_në_emirate_nga_frika_e_raketave_të_jemenit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ai e anuloi vizitën e tij të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe përmes hapësirës ajrore të Arabisë Saudite në minutën e fundit sepse kishte frikë nga raketat e Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2021 16:27 Europe/Tirane
  • Netanjahu: Anulova vizitën në Emirate nga frika e raketave të Jemenit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ai e anuloi vizitën e tij të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe përmes hapësirës ajrore të Arabisë Saudite në minutën e fundit sepse kishte frikë nga raketat e Jemenit.

Kjo ishte hera e katërt që vizita e tij në EBA u anulua. Në një intervistë me Kanalin 13 të Izraelit të Shtunën, Netanjahu tha se ai e anuloi vizitën e tij të parë zyrtare në shtetin e Gjirit Persik javën e kaluar sepse kishte pasur "probleme në qiellin e Arabisë Saudite", duke iu referuar sulmeve të fundit hakmarrëse me raketa nga forcat jemenase kundër objektivave brenda Arabisë Saudite, njoftoi të Dielën Associated Press. Netanjahu nuk dha hollësi dhe as nuk tha nëse aeroplani i tij kishte qenë në shënjestër të forcave jemenase. Javën e kaluar, Jordania fqinje mbylli përkohësisht hapësirën e saj ajrore për fluturimin e Netanjahut pas një përplasje midis Tel Avivit dhe Amanit. Kështu, Kryeministri izraelit nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të ndiqte një rrugë më në jug nëpër qiejt sauditë pasi anashkaloi hapësirën ajrore jordaneze, që do të thotë se aeroplani i tij mund të binte brenda rrezes së raketave të Jemenit.