Dhjetëra ushtarë sauditë vriten në rajonin Najran të Arabisë Saudite
Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit vranë dhjetëra ushtarë sauditë në rajonin Najran të Arabisë Saudite.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, forcat e ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit vranë ose plagosën me dhjetëra ushtarë sauditë në një operacion të suksesshëm në rajonin Najran të Arabisë Saudite. Faqja e internetit e Jemenit Ansarullah raportoi disa imazheve të reja nga rajoni Najran ku sasi të konsiderueshme të armëve dhe municioneve ishin konfiskuar dhe disa ishin shkatërruar në përleshjet midis forcave të ushtrisë dhe komiteteve popullore me ushtrinë saudite. Një video e lëshuar nga brenda Najran, tregon një numër të ushtarëve Sauditë që largohen pas një rrethimi nga ushtria jemenase. Ndërkohë, forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore të Jemenit lëshuan raketa balistike ndaj një grumbulli të mercenarëve jemenas dhe godinë e tyre të luftës në zonën al-Kadha të provincës Taiz. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka nisur një pushtim ushtarak të Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ndaj tij kanë vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror.