Forcat jemenase çlirojnë 80% të qytetit të Ma’rib
Ushtria jemenase vazhdon operacionet e saj çlirimtare në provincën strategjike Ma’rib.
Pjesët kryesore të provincës, duke përfshirë digën Ma’rib, tani janë në duart e forcave të armatosura të Jemenit që janë duke mbështetur edhe nga fiset lokale. Ekspertët ushtarakë thonë se ushtria jemenase po e mban zjarrin jashtë qytetit për të ruajtur jetën e civilëve dhe infrastrukturën, megjithatë, betejat vazhdojnë rreth qytetit dhe shumë terroristë po tërhiqen. Jemeni po i afrohet vitit të shtatë të luftës dhe rrethimit të vendosur nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, luftë që ka lënë të vdekur dhjetëra mijëra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Arabia Saudite është gati të humbasë bastionin e saj të fundit në Jemenin verior, për shkak të paaftësisë së grupeve terroriste për t'u përballur me ushtrinë jemenase të mbështetur nga fiset jemenase, të cilët mezi presin pastrimin e qytetit nga terroristët.