Vazhdon avancimi i forcave jemenase drejt qytetit strategjik Meareb
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105674-vazhdon_avancimi_i_forcave_jemenase_drejt_qytetit_strategjik_meareb
Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e avancimin e forcave jemenase në drejtim të qytetit strategjik Meareb të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 19, 2021 11:17 Europe/Tirane
  • Vazhdon avancimi i forcave jemenase drejt qytetit strategjik Meareb

Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e avancimin e forcave jemenase në drejtim të qytetit strategjik Meareb të Jemenit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat jemenase pas disa orë luftimeve me forcat mercenare saudite, kanë marrë nën kontroll bjeshkën strategjike Hilan dhe kanë vrarë e plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë.

Çlirimi i kësaj bjeshke strategjike për Jemenin si lartësia më e madhe që zotëron nga lartë qytetin Meareb, konsiderohet një fitore shumë e rëndësime për arsye se në bazë të kësaj forcat jemenase do të kenë mundësi të ndërpresin linjat furnizuese dhe logjistike të forcave mercenare saudite në disa fronte dhe aktualisht fronti Al-Mushaxhah në veriperëndim të Meareb është përfshirë nga luftime të ashpra.

Kjo është në kohën kur avionët luftarak të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë kryer dhjetë sulme ajrore kundër pozicioneve të forcave jemenase në Meareb.

Luftimet në provincën Meareb po zhvillohen për disa muaj mes forcave të qeverisë të shpëtimit kombëtar të Jemenit dhe forcave të qeverisë në dorëheqje të Manusr Hadi që mbështeten nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite.

Qyteti Meareb për shkak se ka shumë burime dhe industri të naftës dhe gazit si dhe digës së Meareb dhe rrjetit të zhvilluar të ujësjellësit, ka rëndësi shumë të madhe ekonomike dhe marrja nën kontroll e këtij rajoni mund të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve ekonomike të popullit jemenas.