Siria: Amerika si hajdut po plaçkit resurset naftore të Sirisë
(last modified Fri, 19 Mar 2021 13:55:43 GMT )
Mars 19, 2021 14:55 Europe/Tirane
  • Siria: Amerika si hajdut po plaçkit resurset naftore të Sirisë

Ministri i naftës dhe burimeve minerale të Sirisë ka deklaruar se Amerika dhe grupet militante të mbështetura nga ajo, po sillen si hajdut në plaçkitjen e resurseve naftore të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Basam Ta’me, ministri i naftës së Sirisë, ka thënë: “Rajonet që ndodhen nën pushtimin e Amerikës në veri dhe lindje të Sirisë, posedojnë mbi 90% të rezervave të naftës së Sirisë. Amerikanët me pushtimin e rajoneve naftore të Sirisë, dëshirojnë që në bashkëpunim me grupet militante dhe terroriste të varura prej tyre, me Turqinë dhe me terroristët e Frontit Nusra, të plaçkitin naftën e këtij vendi”.

Rajonet veriore dhe lindore të Sirisë për një kohë të gjatë janë pushtuar nga Amerika, Turqia dhe grupet terroriste të mbështetura nga ato. Qeveria e Sirisë shumë herë ka theksuar se prania e forcave ushtarake të Amerikës dhe Turqisë dhe grupeve militante terroriste të mbështetura nga ata në rajonet veriore dhe verilindore të Sirisë është shkelje e hapur e sovranitetit të Sirisë.

Tags