Ushtria e Jemenit sulmon aeroportin Abha të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105724-ushtria_e_jemenit_sulmon_aeroportin_abha_të_arabisë_saudite
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka njoftuar për sulmin e një baze ushtarake në aeroportin ndërkombëtar Abha të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2021 10:56 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit sulmon aeroportin Abha të Arabisë Saudite

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka njoftuar për sulmin e një baze ushtarake në aeroportin ndërkombëtar Abha të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Jahja Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, sot në mëngjes deklaroi: “Forcat jemenase me anë dronit “Kasif K2” kanë sulmuar një bazë ushtarake në aeroportin ndërkombëtar Abha të Arabisë Saudite.

Sari’e tha se në këtë sulm është goditur me precizitet të lartë objektivi i caktuar dhe natyrisht se ky sulm është kundërpërgjigje e natyrshme dhe ligjore ndaj shtimit të agresionit ushtarak dhe bllokadës së vazhdueshme kundër popullit të Jemenit.

Ushtria e Jemenit ditën e enjte gjithashtu ka sulmuar aeroportin ndërkombëtar Abha i cili nuk është shumë larg nga Khamis Mashid duke përdorur dronë me rreze të larta veprimi.

Ky aeroport në mënyrë sipërfaqësore duket të jetë civil, mirëpo në fakt është vend i dislokimit të forcave ushtarake dhe avionëve luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite i cili për shkak se ndodhet afër rajoneve që kontrollohen nga forcat e qeverisë për shpëtimin kombëtare të Jemenit, nga ky aeroport për çdo ditë kryhen sulme ajrore kundër popullit jemenas.