Rezistenca palestineze reagon ndaj martirizimit të Atif Hanjshe
Grupet dhe subjekte të ndryshme të Palestinës kanë theksuar se gjaku i Shejkh Atif Hanajshe i cili u martirizua gjatë përballjes së armatosur me pushtuesit sionist në fshatin Bejt Dexhen në lindje të qytetit Nablos, nuk do të mbetet pa përgjigje.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se Lëvizja e Rezistencës Islamike e Palestinës (Hamas) sot (të shtunën) me anë të një deklarate, ka thënë se gjaku i Shejkh Atif ka shënuar një heroizëm të ndershëm të cilin do ta recitojnë gjithnjë gjeneratat e ardhshme.
Në këtë deklaratë thuhet: “Dinamizmi i rezistencës në të gjitha format është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund agresioneve dhe sulmeve të armikut sionist”.
Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës ka theksuar: “Politika e vrasjes dhe e terrorit do të bëhet shkak për insistimin sa më të madh të popullit të Palestinës në përballjen me pushtuesit sionist dhe gjithashtu do të forcojë vendosmërinë dhe vullnetin e hekurt të këtij populli dhe kurrë nuk do të bëhet shkak për dorëzimin e tij. Populli i Palestinës nuk do të dorëzohet kurrë përball agresioneve dhe krimeve të pushtuesve sionist, por do të reagojë në mënyrë gjithnjë e më të ashpër kundër këtyre agresioneve dhe krimeve”.
Vlen të theksohet se Shejkh Atif Jusef Hanajshe u martirizua ditën e premte gjatë përleshjeve me forcat ushtarake të regjimit sionist në qytezën Bejt Dexhen në lindje të qytetit Nablos.