Me dhjetëra terroristë të ISIS në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105926-me_dhjetëra_terroristë_të_isis_në_veri_të_irakut
Gjatë operacioneve të forcave irakiane në veri të Irakut janë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 25, 2021 10:27 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra terroristë të ISIS në veri të Irakut

Gjatë operacioneve të forcave irakiane në veri të Irakut janë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS.

Burimet informative të Irakut kanë njoftuar se Jahja Rasul, zëdhënësi forcave të armatosura të Irakut, sot (të shtunën) ka deklaruar: “Gjatë operacioneve të forcave të sigurisë për spastrimin e vendstrehimeve të terroristëve të ISIS në bjeshkët Makhmur në jug të Mosulit, qendër e provincës Ninva, janë vrarë 27 terroristë të ISIS dhe janë plagosur disa të tjerë”.

Forcat e sigurisë së Irakut janë pozicionuar në pozicione të ndryshme për të vëzhguar vendstrehimet e terroristëve të ISIS. Pas zbulimit të vendstrehimit të terroristëve të ISIS, forcat irakiane kanë shkatërruar këto vendstrehime që ishin më tepër në formë të shpellave nëpër bjeshkë.

Disa rajone të provincës Ninva për shkak të pozitës së veçantë gjeografike dhe kushteve tepër të vështira për depërtimin e forcave të armatosura të Irakut deri në ato zona, janë shndërruar në një vend të përshtatshme për mbledhjen e terroristëve të ISIS.