Sulmohet një anije izraelite në Detin e Omanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105936-sulmohet_një_anije_izraelite_në_detin_e_omanit
Kanali 12 i televizionit të Regjimit sionist dhe disa media të tjera izraelite raportuan se një anije tregtare në pronësi të një kompanie transporti me bazë në Haifa u vu në shënjestër të një rakete ndërsa kalonte Detin e Omanit të Enjten në mëngjes.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2021 14:55 Europe/Tirane
  • Sulmohet një anije izraelite në Detin e Omanit

Kanali 12 i televizionit të Regjimit sionist dhe disa media të tjera izraelite raportuan se një anije tregtare në pronësi të një kompanie transporti me bazë në Haifa u vu në shënjestër të një rakete ndërsa kalonte Detin e Omanit të Enjten në mëngjes.

Media sioniste, pa dhënë ndonjë provë, pretendoi se anija u sulmua nga Irani. Më 11 Mars, anija iraniane e konteinerëve "Shahr e-Kord" u sulmua nga një raketë izraelite e cila, sipas faqes ushtarake franceze Opex360, u qëllua nga Haifa drejt një anije mallrash iraniane, duke pasur si objektiv të parandalonte ankorimin e saj në portin sirian Banijas. Me idenë për t'u përballur me përgjigjen iraniane, Izraeli këtë javë dërgoi shefin e shtabit të ushtrisë në Francë për të kërkuar ndihmë.