Forcat jemenase sulmojnë me 26 raketa dhe dronë Arabinë Saudite
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka njoftuar për kryerjen e operacioneve të gjera me 18 dronë dhe 8 raketa balistike në thellësinë e territorit të Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Jahja Sari’e ka thënë se në këto operacione janë goditur qendra dhe struktura ushtarake dhe jetike të Arabisë Saudite.
Ai ka theksuar se në këto operacione janë përdorur 18 dronë dhe janë lëshuar 8 raketa balistike në thellësi të territorit të Arabisë Saudite.
Jahja Sari’e ka shtuar: “Gjatë këtyre operacioneve janë goditur qendra jetike të kompanisë së naftës Aramco në Ra’sul-Tanur, Janba’, Rabegh dhe Xhazan si dhe baza e forcave ajrore “Mbreti Abdulaziz” në Al-Demam të Arabisë Saudite”.
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka thënë se objektet e kompanisë naftore Aramco janë sulmuar me 12 dronë të llojit “Samad-3” dhe me 8 raketa të llojit “Dhulfikar”, “Badr” dhe Sa’ir. Ndërkohë edhe qendra të tjera ushtarake në Nexhran dhe Asir të Arabisë Saudite janë goditur me 6 dron të llojit “Kasef K2”. Forcat jemenase janë të gatshme për kryerjen e operacioneve edhe më të ashpra dhe më të gjera kundër Arabisë Saudite.