Pse Ansarallah i tha "jo" nismës së Arabisë Saudite?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105978-pse_ansarallah_i_tha_jo_nismës_së_arabisë_saudite
Në Jemen, oferta e rreme e paqes e Riadit, e cila synon të vazhdojë luftën në doza më të vogla, ka marrë përgjigjen e saj: lufta për çlirimin e Jemenit do të vazhdojë deri në fund.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 26, 2021 18:54 Europe/Tirane
  • Pse Ansarallah i tha

Në Jemen, oferta e rreme e paqes e Riadit, e cila synon të vazhdojë luftën në doza më të vogla, ka marrë përgjigjen e saj: lufta për çlirimin e Jemenit do të vazhdojë deri në fund.

"Jo-ja" e Ansarallahut mund të shpjegohet si më poshtë: "Së pari, Ansarallahu i cili po përparon forcat e tij në Maarib, edhe pse ngadalë për shkak të sulmeve të forta të koalicionit agresor saudit, nuk mund të përfshihet në asnjë negociatë ose armëpushim para se të kontrollojë këtë qytet historik, i cili është shumë i pasur në rezervat e naftës dhe gazit. Së dyti, Rezistenca Jemenase pas gjashtë viteve të luftës së padrejtë dhe mizore të zhvilluar nga Riadi dhe mercenarët e tij, nuk ka aspak besim në palën saudite dhe në qëndrimin e saj mbi hapjen e aeroportit të Sana'as theksoi se ky është një hap i kushtëzuar dhe i kufizuar. Në fakt Riadi kërkon mbi të gjitha të ruajë pozitat e tij dhe ta bëjë këtë hapje një mjet shantazhi. Së treti, garancitë ndërkombëtare nuk kanë asnjë vlerë, autorizimet që janë lëshuar nga Kombet e Bashkuara përmes selisë së tyre në Xhibuti për anijet që të hyjnë në portin e Hudajdas nuk janë respektuar kurrë. E katërta: lidhja e dosjes humanitare me dosjen ushtarake, një nga elementët më të rëndësishëm të nismës saudite, nuk u pranua nga Ansarallah, sepse heqja e rrethimit të aeroporteve dhe porteve është një e drejtë themelore për njëzet milion jemenas, dhe kjo pavarësisht nga veprimet e Ansarallahut ". “Së pesti, nisma saudite injoron sovranitetin e Jemenit, sovranitetin e ishujve të pushtuar të Jemenit dhe tërheqjen e forcave të huaja, saudite, emiratase, izraelite dhe amerikane nga Jemeni. Dhe së fundmi, menaxhimi i luftës gjatë viteve të fundit nga Ansarallahu ka qenë shumë efektiv dhe miratimi i një politike të durimit strategjik afatgjatë ka funksionuar jashtëzakonisht mirë. Lëvizja Ansarallah është dukshëm fituesi i vërtetë i luftës dhe i takon asaj të imponojë kushtet e saj. Ajo që udhëheqësit sauditë duket se nuk janë në gjendje ta kuptojnë është se Jemeni i vitit 2021 nuk është ai i vitit 2015 dhe se Ansarallah është një fuqi emergjente në Detin e Kuq që duhet marrë në konsideratë. Regjimi i Riadit bën më mirë ta kuptojë këtë realitet të qartë para se të jetë tepër vonë .