Ushtria e Jemenit vazhdon avancimin në provincën Meareb
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i106088-ushtria_e_jemenit_vazhdon_avancimin_në_provincën_meareb
Burimet frontale në Jemen kanë njoftuar për avancime të reja të forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në provincën Meareb.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2021 11:04 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit vazhdon avancimin në provincën Meareb

Burimet frontale në Jemen kanë njoftuar për avancime të reja të forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në provincën Meareb.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se burimet frontale në Jemen sot kanë thënë se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë çliruar dhe marrë nën kontroll dy rajon Hame Dhiab dhe Nokte Nakhla’e në rrethin Sirvah në perëndim të provincës Meareb të Jemenit.

Sipas këtij burimi, forcat ushtarake të Jemenit kanë vazhduar avancimet e tyre edhe në disa fronte të tjera veriperëndim të provincës Meareb.

Provinca Meareb në Jemen që nga dy muaj më parë është përfshirë nga luftime të ashpra mes forcave të qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit me qendër në Sana dhe forcave mercenare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe të qeverisë në dorëheqje të Mansur Hadi. Gjatë kësaj periudhe forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë shënuar avancime të rëndësishme në pjesën perëndimore të provincës Meareb dhe kanë arritur të afrohen në disa kilometra qytetit Meareb, qendër e kësaj province.