Forcat jemenase marrin nën kontroll rajone të reja në Meareb
Burimet ushtarake kanë njoftuar për vazhdimin e avancimit të forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në provincën Meareb ku kanë marrë nën kontroll rajone të reja në këtë provincë.
Faqja informative Al-Akhbar njoftoi se burimet ushtarake të martën kanë thënë se si rezultat i avancimeve të forcave jemenase në provincën Meareb, forcat mercenare të Mansur Hadi, paramilitarët dhe terroristët e Al Kaidas dhe të ISIS kanë humbur shumë zona strategjike në këtë provincë.
Këto burime ushtarake kanë thënë: “Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në frontet Al-Balkin Al-Avsat dhe Al-Kabli në jugperëndim të qytetit Meareb kanë shënuar avancime të reja dhe kanë marrë nën kontroll rajonet strategjike Al-Kesare, Al-Faxhuh, Al-Haramle, Al-Sejtare dhe Idat Al-Ra’e”.
Sipas këtij burimi, në shumë zona të provincës Meareb janë duke u zhvilluar luftime të ashpra dhe me dhjetëra forca mercenare të Arabisë Saudite janë vendosur nën rrethim të plotë.
Sipas burimeve lokale, forcat e mercenare të Mansur Hadi dhe paramilitarët e koalicionit agresor të Arabisë Saudite nuk kanë lejuar refugjatët të largohen në zonat e sigurta në lindje të qytetit Meareb dhe kjo ka shkaktuar zemërimin e refugjatëve të cilët edhe janë përleshur me forcat paramilitare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.